Cilat kategori projektesh pranohen në Barleti Creathon?

Programi është planifikuar për një periudhë 6 mujore me një CREA-THON në muaj sipas kategorive: Green City, Digital Design, Design Thinking, Smart Building, Creative City, Inclusive City e cila eshte perceptuar si një Grand Final ku fituesit e cilës kategori të 5 muajve më parë, do të kenë të drejtën për pjesëmarrje në CREATHON final. Përpara çdo Creathon-i mujor do të mbahet Demo Day për orientim dhe klasifikimin e pjesëmarrësve dhe projekteve në grup. Aktivitetet do të realizohen brenda një axhende 2 ditore në intervalin kohor 09:00 - 18:00, për një periudhë 6 mujore Shkurt - Korrik 2023.


GREEN CITY

Kategoria GREEN CITY mbulon idetë në fushën e qëndrueshmërisë, energjisë efikase, qytetit Green. Studentët maturantë marrin pjesë në konkursin me titull “5 MINUTE FILM ON ENERGY EFFICIENCY” në të cilin do të krijojnë një video rreth mënyrës sesi mund të kursejnë energji elektrike në jetën e tyre të përditshme. Përmes kësaj video ata do të mësojnë të afermit, miqtë, komunitetin ku jetojnë dhe kujtdo tjetër mbi benefitet e eficencës së energjisë, dhe të inkurajojnë përdorimin e alternativave sipas masave të eficencës së energjisë për ngrohje, ftohje transport, etj.

DIGITAL DESIGN

Kategoria DIGITAL DESIGN mbulon fushën e dizajnit Grafik, median vizuale, animacione, Kreativitetin, arkitekturën dhe urbanistikën e shprehur nëpërmjet dizajnit digjital. Te rinje e shkollave te mesme, do të analizojnë elementë subjektiv të përditshmërisë tyre, për të ruajtur vlera të trashëgimisë dhe identitetit; duke spekuluar këto të fundit në një prototip ( që do të jetë një përfundim ilustrues ), i cili do të jetë Suveniri ( artefakt ) i Tiranës së tyre.

DESIGN THINKING

Kategoria Design thinking ka të bëjë me mendimin inovativ mbi dizajnin, me mënyrën si ndikon në ndjenjat e përdoruesit, vetë artistin krijues. Kjo kategori përfshin aktivitete si precesi i konceptit, brainstorming, ideimi, testimi dhe realizimi në projekt tre dimensional të idesë. Duke marre sinjale nga jeta e perditshme: zakone, rutina, pengesa apo procese jo konvencionale ata perpiqen te japin nje zgjidhje duke gjeneruar nje objekt tre dimensional me printer 3D, me qellim pikerisht lehtesimin apo eleminimin e ketyre proceseve. Per kete proces gjimnazistet mund te perdorin ambientet e laboratoreve te universitetit.

SMART BUILDING

“Reneëable energy in rural areas” synon të promovojë zgjidhje të qëndrueshme të decentralizuara të përdorimit të energjive të rinovueshme për shekullin e 21-të, duke u përqëndruar tek idetë të cilat mundësojnë shërbime energjitike të përballueshme, krijojnë vende pune dhe ekonomi gjithëpërfshirëse, krijojnë impakt social dhe promovojnë mbrojtjen e mjedisit në zona rurale. Shrytëzimi i energjive të rinovueshme në zonat rurale është një nga çelsat për zhvillimin e zonave jo-urbane në vendet në zhvillim.

CREATIVE CITY

Kategoria Creative City mbulon ide dhe propozime mbi kategoritë e Street Design, Biophilic Design, Creative City for Youth, Creative Bus Stop Design, Instalacione, Codding apo mapping. Kreativiteti, sidomos në kohët ku po jetojmë, konsiderohet një tipar thelbësor i zhvillimit urban. Në konkursin me titull “Qyteti që dua” do të vijnë me ide dhe propozime të cilat synojnë përmirësimin e problematikave të nxjerra në pah nga vetë ata në mënyre kreative Kjo kategori synon të stimulojë përfshirjen e të rinjve, krijimin e ambjenteve dinamike si open cinema, ose hapësira të gjelbërta.

INCLUSIVE CITY

Gjatë kategorisë Inclusive city koncepte si Social Cohesion, përfshirja sociale dhe kulturore, Sustainable development, (zhvillimi i qëndrueshmëm), rregullat do të trajtohen. Produkti final i ëorkshopit 2 ditor do të jetë një instalacion/ekspozite finale e te gjitha ëorkshopeve te para dhe do te organizohet me te gjitha grupet fituese ne Creathonet e tjera, ne nje hapesire publike ne qytet.

KENI NJË IDE APO PROJEKT INTERESANT?

Apliko online për të marrë pjesë në konkursin e radhës