PROGRAMI
Rreth “Barleti Crea-Thon”
Programi Barleti CREA-THON është një aktivitet 2 ditor në muaj ku të rinjtë (specifikisht maturantët e shkollave të mesme) prezantohen dhe trajnohen nëpërmjet workshope-eve me tematika të ndryshme në fushat kreative si arkitektura, dizajni, qëndrueshmëria, mendimi kreativ.Ky program mbështet dhe nxit për pjesëmarrje të gjithë studentët maturantë të shkollave publike dhe private të Tiranës, me një prirje drejt shkencave te Aplikuara dhe Industrisë Kreative me synim zhvillimin e aftësive krijuese të tyre dhe nxitur përgjegjësinë për t’a kthyer qytetin ku ndërveprojmë në një mjedis më të jetueshëm. Programi CREATHON po ashtu u ofron pjesmarrësve mundësinë e diskutimit, bashkëpunimit, ndarjen e ideve krijuese dhe konkurimit nëpërmjet konkurseve që do të zhvillohen për cdo tematikë.
Forma e zhvillimit
Programi është planifikuar për një periudhë 6 mujore me një CREA-THON në muaj sipas kategorive: Green City, Digital Design, Design Thinking, Inclusive City, Smart Building, Creative City e cila eshte perceptuar si nej Grand Final ku fituesit e cilës kategori të 5 muajve më parë, do të kenë të drejtën për pjesëmarrje në CREATHON final. Përpara çdo Creathon mujor do të mbahen 1 Demo Day për orientim e pjesëmarrësve dhe projekteve në grup.
BARLETI CREATHON
Creative City, Digital Design, Design Thinking
QËLLIMI
Qëllimi kryesor i CREATHON është krijimi i hapësirës për të rinjtë e pasionuar pas dizajnit, teknologjisë dhe shkencave kreative si arkitektura apo arti publik, të kenë mundësinë për të kontribuar me idetë e tyre në një ndryshim të qëndrueshëm urban dhe të përmirësojnë jetëgjatësinë e qytetit. Kjo platformë shtrihet në formën e aktiviteteve trajnuese dhe projekteve kreative për të zgjidhur problematika të ndryshme të cilat do të evidentohen gjatë aktiviteteve.
FORMA E ZHVILLIMIT
Creative City, Digital Design, Design Thinking
FAZA 1
IDENTIFIKIMI DHE PREZANTIMI I PROBLEMIT
- Studimi i tregut
- Dizajnimi i pemës së problemit
- Target grupi dhe krijimi i Buyer Persona
FAZA 2
ZGJIDHJA, DIZEJNIMI DHE PROJEKTIMI
- Konceptimi/Modelimi i idesë së projektit
- Hartimi (projektimi) teknik i idesë së projektit
- Businnes Model & Business plan
FAZA 3
NDËRTIMI DHE TESTIMI
- Brainstorming
- Krijimi i Prototipit (kodimi/zbatimi)
- Testimi
FAZA 4
PLAN I BIZNESIT DHE PREZANTIMI
- Prezantimi (Pitching like a pro!)
- Përgatitja finale e planit të biznesit dhe prezantimit
- Prezantimi i ideve para jurisë