Përgjatë ditës së shtunë dhe të diel, datë 4-5 shkurt 2023, startoi Maratona e Konkurseve Creathon. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Universitetit Barleti në Tiranë, dhe ka si qëllim të krijojë një praktike pozitive në organizimin e hackathon-ëve për kulturën, arkitekturën, artin, qytetin, qëndrueshmërinë. Përmes këtij konkursi synohet të bashkohen nxënësit e shkollave të mesme, kryesisht maturantë të talentuar, me qëllim zhvillimin e aftësive krijuese me dëshirën për të përmirësuar komunitetin ku ne jetojmë.
Në këtë kuadër, pjesë e kësaj nisme u bën maturantët e Gjimnazit “Gjergji Canco” dhe “Hermann Gmeiner”. Përgjatë dy ditëve ata u mentoruan nga Ekspertja për Efiçensën e Energjisë dhe Pedagoge pranë Universitetit Barleti Msc. Arch. Ajda Çarçani. Përsa më sipër, përmes një trajnimi të përmbledhur nxënësit u prezantuan me burimet e energjisë, si dhe u mentoruan përgjatë ditës së parë, mbi menyrat se si produkti i tyre final duhej përgatitur dhe prezantuar.
Ndërkohë përgjatë ditës së dytë nxënësit prezantuan punimet e tyre në Konkursin “5 Minute Film on Energy Efficiency”, përpara Jurisë së Ekspertëve të përbërë nga PhD. Etleva Dobjani, PhD. Saimir Shtylla, dhe Msc. Ledio Kosta. Këto video kishin si synim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike, përgjatë përditshmërisë së tyre. Përmes kësaj video ata synojnë të ndërgjegjësojnë të afermit, miqtë, komunitetin ku jetojnë dhe këdo tjetër mbi benefitet e eficencës së energjisë, dhe të inkurajojnë përdorimin e alternativave sipas masave të eficencës së energjisë për ngrohje, ftohje transport, dhe aktivitete të tjera të përditshme.
Ky konkurs konkludoi me fituesin e çmimit të 1-rë, nga grupi i nxënësve të gjimnazit “Gjergji Canco” me videon e titulluar “The Smart Bulb”. Kjo praktikë synohet që të kthehet në një traditë të Universitetit Barleti dhe Departamentit të Arkitekturës dhe Design për muajt në vijim.