11

Evente

225

Pjesëmarrës

4

Qytete

27

Propozime

11

Projekte fituese

Rreth Barleti Creathon

Programi Barleti CREA-THON është një aktivitet 2 ditor në muaj ku të rinjtë (specifikisht maturantët e shkollave të mesme) prezantohen dhe trajnohen nëpërmjet workshope-eve me tematika të ndryshme në fushat kreative si arkitektura, dizajni, qëndrueshmëria, mendimi kreativ. Ky program mbështet dhe nxit për pjesëmarrje të gjithë studentët maturantë të shkollave publike dhe private të Tiranës, me një prirje drejt shkencave te Aplikuara dhe Industrisë Kreative me synim zhvillimin e aftësive krijuese të tyre dhe nxitur përgjegjësinë për t’a kthyer qytetin ku ndërveprojmë në një mjedis më të jetueshëm.

Pse “Barleti Creathon”?

  • Zhvillimi i aftësive për të evidentuar dhe zgjidhur sfidat për të ardhmen dixhitale.
  • Për të mësuar punën në grup, zhvilluar dhe materializuar idetë.
  • Trajnime dhe workshop-e në fushën e sipërmarrjes dhe teknologjisë së informacionit.
  • Certifikimi dhe mbështetja e nevojshme dhe mëtejshme për zhvillimin e ideve.
  • Pjesëmarrje në Hackathon kombëtar dhe ndërkombëtar.

Multimedia

Na ndiqni ne:

Lajme dhe Aktivitete

Njoftime

INFORMACION PËR TË INTERESUARIT

AKTIVITETET KRYESORE
Demo Day: Trajnim Paraprak dhe Orientim (Para-Hackathon) për Pjesëmarrësit dhe Mentorët, Event Day: Trajnime dhe workshop-e në fushën e sipërmarrjes dhe teknologjisë së informacionit si: Kam një ide! Planifikimi I një biznesi – Modeli Canvas, Ndërtimi dhe Testimi i produkteve dhe shërbimeve, Plani i Biznesit, Pitching, etj. Hackathon 2-ditor.
KOHA E REALIZIMIT
Aktivitetet do të realizohen brenda një axhende 2 ditore në intervalin kohor 09:00 - 18:00, për një periudhë 6 mujore janar-qershor dhe aktiviteti final në periudhën tetor-nëntor.
FORMA E REALIZIMIT
Programi është planifikuar për një periudhë 6 mujore me një Hackathon në muaj sipas kategorive: Digital Tech, Digital City (Smart City), Digital Industry, Digital Finance & Fintech, Digital Health & Sport dhe Digital Social, ku fituesit e cilës kategori do të kenë të drejtën për pjesëmarrje në Hackathon final. Përpara çdo Hackathon mujor do të mbahen 1 ose 2 Demo Day për orientim dhe klasifikimin e pjesëmarrësve dhe projekteve në grup.
VENDI I AKTIVITETEVE
Në hapësirën e Universitetit Barleti, Triple City ose bashkëpunëtorit sipas rastit.
  • Të rinjtë maturantë të moshës 17-18 vjeç.
  • Të jeni nxënës në një nga shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
  • Grupi të ketë një numër minimal 2 deri në 3 pjestarë.
  • Faza 0 (Starting)
    • Vlerësimi i aplikacioneve dhe projekteve.
    • Krijimi i një short liste për idetë/projektet e përzgjedhura.
  • Faza 1 (Demo Day)
    • Trajnim Paraprak dhe Orientim (Para-Hackathon) për pjesëmarrësit dhe mentorët.
    • Grupimi i pjesëmarrësve sipas projekteve.
  • Faza 2 (Event Day)
    • Hackathon 2-ditor.
    • Shpallja e fituesve.
 

Keni një projekt apo ide për të ardhmen dixhitale?

Aplikoni online për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm

Partnerët